-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 12 orë në radhë, David Beckham pret t’i bëjë nderimet mbretëreshës

Kryesoret

Futbollisti, David Beckham është duke pritur më shumë se 12 orë në radhë për të parë arkivolin e mbretëreshës Elizabeth II në Londër.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë radhën në Westminster Hall duke mbajtur telefonat e tyre në ajër për të kapur një foto të ish-futbollistit 47-vjeçar ndërsa ai priste të bënte nderimet e tij.

Disa ishin aq të zënë me përpjekjen për të shkrepur një foto të ish-futbollistit, sa harruan të vazhdonin të ecnin përpara me radhën, duke çuar në një tollovi mes turmës.

Ai e quajti Mbretëreshën “të veçantë” dhe tha se ishte bashkuar radhës rreth orës 2 të mëngjesit.

Beckham mund të shihej duke mbajtur një kapele të kaltër në kokë, për të mos rënë në sy dhe kostum elegant.

Megjithatë, ai u pikas përfundimisht nga fansat dhe fotot e tij filluan të qarkullojnë në rrjete sociale.

Davidi është vetëm një nga shumë fytyrat e famshme që kanë qenë në radhë ditët e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit