-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin paralajmëron Amerikën: Po kaloni vijën e kuqe

Kryesoret

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nëse vendos për të furnizuar Kievin me raketa me rreze më të gjatë veprimi, do të thotë kalimi i një “vije të kuqe” dhe do të bëhen “palë në konflikt”.

“Nëse Uashingtoni vendos të furnizojë Kievin me raketa me rreze më të gjatë veprimi. Atëherë ai do të kalojë një vijë të kuqe dhe do të bëhet një palë e drejtpërdrejtë në konflikt”, tha Maria Zakharova.

Për rrjedhojë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ka theksuar se Rusia “rezervon të drejtën për të mbrojtur territorin e saj”, në atë që kuptohet si një paralajmërim serioz për shtetin e kryesuar nga Joe Biden.

Ukraina tashmë përdor sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë të prodhuara nga SHBA, por jo raketa me rreze më të gjatë.

Konkretisht, Uashingtoni e ka furnizuar hapur Ukrainën me raketa të avancuara GMLRS, të gjuajtura nga lëshuesit HIMARS, të cilat mund të godasin objektiva deri në 80 kilometra larg.

Megjithatë, në momentin e dërgesës së armëve të lartpërmendura, disa zyrtarë amerikanë sqaruan se Ukraina kishte premtuar të mos përdorte raketa amerikane për të sulmuar territorin rus.

Në çdo rast, lëshuesit HIMARS mund të përdoren edhe për të gjuajtur raketat ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 300 kilometra.

Në lidhje me këtë, një zyrtar i lartë ukrainas refuzoi, në mes të gushtit, të konfirmojë nëse Kievi ka këtë lloj rakete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit