Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ndarë në Facebook foto ku ka treguar tavanin e rënë të shkollës në fshatin Golem në Lushnje.
Ai është shprehur se tavani i shkollës “Irakli Bozo” ka rënë gjatë natës së djeshme dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Korreshi nuk i ka kursyer kritikat për ministren duke thënë se në fillim të viti vetëm i fusin një bojë pa marr parasysh strukturën e godinës.
“Tavani ka rene gjate oreve te para te mengjesit kur fatmiresishte nuk kishte femije!
Fotot e tjera tregojne qe kollonat dhe traret e betonit jane duke ceduar dhe paralajmerojne nje tragjedi me te madhe.
I kane dhene nje boje qe ti maskojne por vetem sa kane mbuluar nje katastrofe urbane.
Kush ishte inspektori qe ka verifikuar sigurine e struktures shkollore nga Bashkia Lushnje?
Po nga ZA Lushnje ka denjuar njeri te verifikoje?
Zonja ministre jeni lajmeruar ju per kete katraure?? A e dini ju se kjo shkolle ka qe ne vitet 70 qe nuk vihet dore ??
Ky eshte arsimi juaj si ne Europe??
Turp e faqe e zeze. Por shyqyr qe ka zot e suvate bien naten e jo mbi kokat e femijeve;” ka shkruar Korreshi.