-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Durrësi dy ditë pa ujë të pijshëm

Kryesoret

Qytetarët e Durrësit nuk do të kenë ujë të pijshëm sot dhe nesër. Sipas njoftimit të UKD, shkak është bërë një defekt në transformatorin kryesor të tensionit 35/20 kv.

Për pasojë gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.

“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, njofton abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga moti i keq dhe shkarkimet e shumta, në zonën e Fushë Milotit. Për shkak të këtyre shkarkimeve, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës.

Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur.   Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit