-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar me 14 vite burg për tentativë vrasje, merr fund arratia për 56-vjeçarin

Kryesoret

Leonard Kote, është arrestuar nga policia, pasi ishte i dënuar me 14 vite burg për tentativë vrasje.

56-vjeçari është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit Operacional në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni polior i koduar “Bergamo”.

Si rezultat i këtij operacioni është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, shtetasi:

Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit