Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka reaguar për mizoritë ruse në Ukrainë që kanë ndodhur së fundmi.
Ai shkruan se akte të tilla duhet të ndalen menjëherë.
“Dënoj me ashpërsi aktet tronditëse të mizorisë së makinerisë vrasëse të Rusisë në Isjum dhe rajone të tjera Ukrainës.
Varret masive, civilët e masakruar, torturat, përdhunimet dhe keqtrajtimet e civilëve të pafajshëm janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton prej muajsh në Ukrainë, në shkelje flagrante të të drejtat ndërkombëtare humanitare dhe Konventës së Vjenës. Të tilla akte barbare dhe çnjerëzore duhet të ndalen menjëherë!”, shkruan Meta.