Një nga nipërit e bosit famëkeq të kartelit të drogës Joaquín ‘ El Chapo ‘ Guzmán është vrarë ndërsa Meksika festonte ditën e pavarësisë.
Edel Guzmán, 36 vjeç, u qëllua për vdekje me armë në qendër të Chihuahua të Guadalupe y Calvo. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Për këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si pjesëmarrës në atentat.
Edel Guzmán njihej si ‘El Cuñado’ ose ‘Kunati’, një pseudonim që iu dha nga El Chapo shumë përpara se forcat meksikane të sigurisë ta arrestonin në 2016 dhe më pas ta ekstradonin në Shtetet e Bashkuara, ku ai ndodhet dhe po vuanin dënimin me burgim të përjetshëm.