-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Qytete dhe fshatra, tetë bashki u përmbytën, Rama ngeli në Facebook

Kryesoret

Anëtarja e Këshillit Kombëtar Fjoralba Dizdari përmes një deklarate nga selia blu reagoi për përmbytjet që shkaktoi moti i keq mëngjesin e sotëm.

Ajo u shpreh se përmbytjet dëshmojnë vjedhjen qeveritare. Propaganda, sipas saj nuk mbulon dot faktin e miliona eurove taksa të çuara dëm të qytetarëve që vidhen dhe shpërfillen.

“Shqipëria është zgjuar sot me rrugë, qytete dhe fshatra të përmbytura, ndërprerje të energjisë elektrike dhe panik.

Në bashkitë, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tropojë dhe në Patos, Mallakastër dhe Roskovec, janë raportuar bllokime rrugësh, shkëputje të energjisë, bllokime të zonave rurale.

Asnjë prej kryebashkiakëve socialistë të këtyre qyteteve apo zonave nuk janë dukur, nuk kanë reaguar, nuk kanë propozuar rrugëzgjidhje dhe as qetësuar banorët.

Me sa duket, vazhdojnë pushimet e fundjavës me familjet e tyre që i kanë të sigurta, ndryshe nga banorët që qeverisin. 

Ndërkohë shefi politik i tyre, Edi Rama, bën propagandën tri orëshe në ekran dhe nuk jep asnjë llogari për milionat e shpenzuara në infrastrukture.

Pamja e përmbytjeje dhe e zonave të tëra pa energji elektrike, dëshmojnë një gjë të thjeshtë: fondet e lëvruara për të bërë punë publike, janë vjedhur” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit