-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tropoja tronditet nga përmbytjet, kryetari: Gati fatura për qeverinë

Kryesoret

Shqipëria u përfshi sot nga një mot i keq me reshje të forta shiu duke shkaktuar përmbytje të mëdha nga Jugu në Veri. Tropoja ishte bashkia më e prekur. Kryetari i bashkisë së Tropojës Rexh Byberi deklaron se gjatë 48 orëve ka pasur reshje të dendura dhe prurjet kanë qenë aq të mëdha sa vetë ai nuk i ka parë ndonjëherë.

“Gjatë 48 orëve ka pasur reshje të dendura. Kam parë burime që për herë të parë kanë dalë. Vërshimi i paparë nga majat më të larta. Besoj do të ketë impakt të mirë për sistemin hidrik pavarësisht se ka shkaktuar shumë dëme për infrastrukturën e blegtorinë dhe bujqësinë në Tropojë.

Kemi bërë evakuimin e banorëve. Ka pasur vërshim nga majat më të larta. Nuk disponojmë mjetet e domosdoshme për të përballuar situatën që ka qenë. Kemi angazhuar mjetet tona dhe mjetet private. Ka pasur dëmtime të mëdha në bletari, infrastrukturë, në blegtori e bujqësi. Do bëjmë një bilanc dhe do ia nisim qeverisë besoj shumë shpejt do të ketë pasqyrë reale. Uji që po shkon në Fierzë është diçka e mirë për Shqipërinë në anën e sistemit energjetik” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit