Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fan të Mirditës.
Policia bën me dije se pas një konflikti mes dy personave, njëri prej tyre ka qëlluar me kallashnikov, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Nga të dhënat e para, dyshohet se personi që ka qëlluar është Klodian Gjoka, ndërsa policia ka shoqëruar në polici Pashk Prenga si të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa po punon për ndalimin e autorit.
“Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.