Tottenham Hotspur përmbys Leicester City-n dhe fiton me goleadë 6-2 në javën e shtatë të Premier League-s, si dhe ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Arsenalin, 17 (“Topçinjtë” luajnë këtë të diel përballë Brendtfordit).
Ndeshja nisi keq për Spurs-at, që pësoi gol që në minutën e 6-të pasi Tielemans realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Skuadra e Contes reagoi shumë shpejt me finalizimet e Kane dhe Eric Dier.
Gjithsesi, “Dhelprat” reaguan në fundin e pjesës së parë me finalizimin e Maddison.
Gjatë pjesës së dytë, edhe pse Leicesteri ushtroi presion të vazhdueshëm, golat i shënoi Tottenhami: në fillim të pjesës së dytë Bentacour dhe më pas tri herë radhazi i aktivizuari në minutën e 59-të në vend të Richarlison, Heung-Min Son
Koreano-jugori e shndërroi në tabelë qitjeje portën e “Dhelprave”, që në fundin e sfidës hodhën poshtë gjithë atë mundim për të marrë një rezultat pozitiv.