-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Premier League/ Chelsea shtanget nga Burnley, Tottenham vuan përballë Luton

Kryesoret

Pakënaqësitë dhe zhgënjimi vazhdojnë të shtohen në ‘Stemford Bridge’, pasi Chelsea nuk arrin të fitojë edhe me 1 lojtarë më shumë. Kundër Burnley, ekipi i Pochettinos nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, madje duke u barazuar 2 herë nga ekipi mik, për më tepër 50 minuta blutë e Londrës luajtën me një lojtar më shumë.

Kartoni i kuq i Caktimi erdhi pak minuta para se Chelsea të shënonte me Cool Palmer i cili transformoi në gol një 11-metërsh. Për më tepër Burnley humbi dhe trajnerin Kompany i cili u ndëshkua me karton të kuq për protesta.

Deri këtu u duk se fitorja u shtrua në një tapet të kuq për të zotët e shtëpisë.

Megjithatë pjesa e dytë dha menjëherë surpriza me Burnley që barazoi shifrat në të 47-tën.

Pak para përfundimit Palmer kaloi dhe një herë në avantazh të tijët, duke treguar sezonin fantastik që po kalon në aspektin individual. E kur ‘gjakrat’ e tifozëve londinez u qetësuan, O’Shea barazoi menjëherë duke mbyllur gjithçka në 2-2.

(VIDEO)

Vuajtje pati dhe për Tottenham në sfidën përballë Luton Town, me miqtë që bënë një rezistencë të denjë.

Sfida u zhbllokua menjëherë me golin e Chong që në minutën e 3-të, me Luton që rezistoi në 45-minutat e para.

Në të dytën fati foli për Tottenham, ku një autogol i Kabore dhe një finalizim i Heung Min Son në fund vulosën fatin e 3 pikëve.

Një fitore me vlerë pasi tashmë Tottenham ndodhet në vendin e 4 në Premier League.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit