Një konflikt për një femër, dyshohet se u bë shkak për një ngjarje të rëndë dy ditë më parë në Itali.
Një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të bashkatdhetarëve të tij.
Si pasojë gjatë të shtënave, një-23 vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.
23-vjeçari është identifikuar nga mediat italiane si Emanuel Rroku.
I riu shqiptar humbi jetën në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 34-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u dhunua nga miqtë e viktimës.
Një 30-vjeçar tjetër, mbeti i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë.