Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrahur me sende të forta një 42-vjeçar në Sarandë.
Sekuestrohen sende të jashtëligjshme që posedonin autorët.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
-E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.
Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.
Këta shtetas gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër.