-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Dervishi: Ekuadori rikthen vizat për shqiptarët, Kiko proteston ashpër

Kryesoret

Gjendemi të habitur nga vendimi i datës 24 gusht 2022 për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Akoma edhe më të çuditur jemi nga motivacioni se në vendin tuaj po vijnë shumë shqiptarë që po përfshihen në trafikun ilegal të lëndëve narkotike.

Rikthimi i vizave për popullin shqiptar është akti më armiqësor që ndërmerrni ndaj një vendi qysh nga 24 Maj i vitit 1822, dita kur ju keni shpallur Pavarësinë nga Spanja.

Jemi gjithashtu të çuditur që media në vendin tuaj flet për “pushtimin e dytë të Ekuadorit” nga shqiptarët. Këtë e konsiderojmë racizëm të pastër dhe sulm ndaj vlerave universale, si lëvizja e lirë e njerëzve, të sanksionuara në kartën e Kombeve të Bashkuara

Ajo që quhet diplomacia me katër germa (TAKT) është dhunuar nga vendimi juaj absurd dhe pasojat nuk i vuajnë të ashtuquajturit “trafikantët” që kanë edhe pasaportat tuaja, por shqiptarët e thjeshtë që as nuk do të vijnë ndonjëherë në Ekuador dhe as e kanë idenë se ku është Ekuadori.

Lajmi për kthimin e vizave tronditi shitjen e apartamenteve në Tiranë. Këtë vit çmimet e hyrjeve u rritën 40%, ndërsa me njoftimin se keni kthyer vizat, ka një stopim. Pra, me një të rënë të lapsit keni trembur blerësit edhe pse ndërtimi po mban gjallë ekonominë e vendit. Rikthimi i vizave ka tronditur edhe oligarkët të cilët po mendojnë që në kullat e tyre të mos ndërtojnë më kate pa leje.

Ky vendim i pasanikëve mund të ketë pasoja të paparashikueshme politike, ekonomike, institucionale, mediatike dhe shoqërore. Në rast se oligarkët ndalin ndërtimet pa leje, atëherë mbesin pa pune IKMT-ja, inspektoriatet, policia dhe vetë qeveria që nuk mund të bëjë asnjë VKM për të adresuar problemin në shinat e ligjit.

S’ka nevojë për studim, të gjithë e dinë që kthimi i vizave për shqiptarët do të rrisë edhe çmimin e bananeve. Në kushtet e një krize globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, vendimi juaj është kundër parimeve të shenjta të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, ideve dhe kapitaleve.

Ju pretendoni se shqiptarët cenojnë sigurinë tuaj.

Më lejoni t’iu kujtoj se Ekuadori ka 5.8 vrasje për 100 mijë banorë, ndërsa Shqipëria vetëm 2.26 dhe pret t’i bëjë rrumbullak shifrat. Mos e kërkoni të keqen te shqiptarët sepse duke na penguar ne, ka të ngjasë të rrëzoheni ju.

Nëse do të na kishit kërkuar ndihmë, ne mund t’u ofronim zgjidhje. Praktika jonë tregon se ata që ju sot i quani trafikantë droge, nesër mund të jenë, drejtorë ujësjellësish, kryetarë bashkie, deputet apo qoftë edhe investitorë strategjikë.

Merrni shembull nga Shqipëria se si vihen në qarkullim kapitalet e fjetura. Pavarësisht vendimit tuaj që shpresojmë ta rishikoni, ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë ekspertizën tonë në fushën e kultivimit të kanabisit, legalizimit të tij dhe padyshim edhe të Amnistisë Fiskale. Hiqni dorë nga lufta (kundër drogës) se lufta vetëm viktima sjell. Mos harroni se lufta, sado e nevojshme dhe sado e justifikuar të jetë, në fund të fundit mbetet krim. Ju bëjmë thirrje të mos thelloheni në krim.

Me shpresë të një rishikimi të shpejtë të vendimit tuaj

I juaji

Kiko, Sarandë 18 shtator 2022

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit