Kombet e Bashkuara u bënë thirrje talibanëve të rihapin shkollat e mesme për vajzat në mbarë Afganistanin, duke dënuar ndalimin e shkollimit një vit më parë dhe duke e cilësuar këtë vendim si “tragjik dhe të turpshëm”.
Disa javë pasi morën pushtetin në gusht të vitit të kaluar, islamikët e linjës së ashpër rihapën shkollat e mesme për djemtë më 18 shtator të vitit 2021, por ndaluan vajzat që të ndiqnin shkollimin e mesëm.
Më 23 mars, Ministria e Arisimi hapi shkollat e mesme për vajzat, por brenda orësh, udhëheqja e talibanëve urdhëroi që shkollat të mbylleshin sërish.
Që atëherë, mbi një milion vajza janë privuar nga arsimimi në mbarë vendin, tha Misioni për Ndihmë në Afganistan i OKB-së (UNAMA).
“Kjo është tragjike, është e turpshme dhe është një përvjetor që do të duhej të shmangej”, tha Markus Potzel, ushtrues i detyrës së drejtorit të UNAMA-s më 18 shtator.
“Është thellësisht e dëmshme për një gjeneratë vajzash dhe për vetë të ardhmen e Afganistanit”, shtoi ai./REL