-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmet i fuqishëm në Tajvan

Kryesoret

Një tërmet i fuqishëm ka goditur bregun juglindor të Tajvanit më 18 shtator, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Nga dridhjet e tokës është shembur të paktën një ndërtesë, duke shtyrë Japoninë që të lëshojë paralajmërim për cunami.

Tërmeti ndodhi në orë 02:44 sipas kohës lokale, rreth 50 kilometra në veri të qytetit Taitung, me një thellësi prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti fillimisht u regjistrua si tërmet prej 7.2 shkallësh, por më pas u tha se ishte 6.9 shkallësh të Rihterit.

Të paktën një ndërtesë kolapsoi në qytetin Yuli, tha agjencia tajvaneze, Central News Agency.

Videot e postuara nga kjo agjenci shfaqën banorët duke ikur nga ndërtesa, teksa e gjithë zona u mbulua nga re pluhuri.

Dridhjet e tokës janë ndier edhe në kryeqytetin e Tajvanit, Tajpei, raportoi AFP.

Një tërmet prej 6.6 shkallësh goditi të njëjtin rajon të shtunën dhe që atëherë ka pasur edhe dridhje pasuese që kanë shkaktuar dëme minimale. Por, tërmeti i së dielës ishte shumë më i fuqishëm.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami, duke këshilluar për kujdes banorët në ishujt afër Tajvanit.

Japonia tha se pritet që valët e detit të arrijnë lartësi deri në një metër. Megjithatë, nga pamjet e publikuara në televizione, në ishujt e prekur nga tërmeti nuk u panë valë të larta.

Ndërkaq, Qendra për Tërmete e Kinës tha se dridhjet e tokës u ndien edhe në zonat detare kineze, përfshirë në Fujian, Guangdong, Jiangsu dhe Shangai

Tërmeti më vdekjeprurës në Tajvan u regjistrua në shtator të vitit 1999. Nga ky tërmet prej 7.6 shkallësh të Rihterit u vranë mbi 2.400 persona./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit