Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka arritur në Londër për ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.
“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në Westminster Hall në Londër”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Ne bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj punës”.
Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth
“Të dielën, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota.
Të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator”, ka njoftuar zyra për media e Osmanit.
Ndërsa të hënën do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
“Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle”.