-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pelosi nderon viktimat armene të masakrave të epokës otomane

Kryesoret

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka nderuar viktimat armene të masakrave të epokës otomane, gjatë vizitës që ka për qëllim të shfaq; mbështetjen për Armeninë, në mes të luftimeve të reja me Azerbajxhanin.

Nancy Pelosi, që arriti në Jerevan më 17 shtator, është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Armeninë qëkur ky shtet fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

Para takimit të paraparë me kryeministrin armen, Nikol Pashinian, Pelosi më 18 shtator vendosi kurora lulesh pranë një monumenti në Jerevan për të nderuar pothuajse 1.5 milion armenë që vdiqën në fushatat e orkestruara të dhunës nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Vrasjet janë cilësuar si gjenocid nga një numër i madh historianësh si dhe nga Kongresi amerikan, i cili në mënyrë unanime miratoi rezolutën e gjenocidit më 2019.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zyrtarisht i ka njohur vrasjet si gjenocid në prill të vitit 2021.

“Nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë, Tajvan, Armeni, bota përballet me zgjedhjen midis demokracisë dhe vetëqeverisjes, dhe ne duhet të zgjedhim sërish demokracinë”, shkroi në Twitter Pelosi pasi arriti në Armeni.

Këto deklarata janë referencë e vizitave që Pelosi ka bërë gjatë muajve të fundit. Në maj, ajo udhëtoi në Kiev ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shteti i së cilit po përballet me pushtimin rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit