Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar që vodhi me dhunë varësen e një gruaje pesë ditë më parë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari, i dyshuar është autor edhe i 2 rasteve të tjera të vjedhjes me dhunë, në qytetin e Durrësit.
Ky shtetas dyshohet se më datë 16.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Dh. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.