11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vritet me plumb në kokë në derë të shtëpisë, 28-vjeçari shqiptar në Gostivar

Kryesoret

Një 28-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e djeshëm në oborrin e shtëpisë së tij në Gostivar.

Mediat maqedonase, të cilat citojnë dëshmitarë të ngjarjes, raportojnë se i riu Gent Asani ka qenë duke u kthyer në shtëpi, kur u sulmua në derë të shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe i riu është goditur me plumb në kokë, ndërsa policia po heton shkaqet e ngjarjes.    

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë.

Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti vdiq nga plagët e mara. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e Policisë maqedonase një ditë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit