-sidi education-spot_img
15.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Shkodër, 19-vjeçari “karremi” i radhës i rivalitetit mes fiseve Bajri-Lici?

Kryesoret

Mbrëmjen e 18 shtatorit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

Erjon Xhenja vetëm 19-vjeç u qëllua për vdekje në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Detaje të reja kanë dalë nga atentati, ku vrasësit kanë qenë të maskuar.

19 vjeçari i vrarë dyshohet të jetë viktima e radhës mes rivalitetit prej vitesh mes fiseve Bajri – Lici.

Mësohet se i riu shërbente në fermën e kuajve të Asmer Bilalit, një emër shumë i njohur në botën e krimit në Shkodër.

Mediat raportojnë se motori i përdorur në vrasjen e Erjon Xhenjës, u gjet i djegur në afërsi të banesës së familjes Lici.

A është bërë kjo me qëllim? Mbetet që grupi hetimor të zbardhë plotësisht dinamikën e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit