Edhe pse nga buxheti i shtetit të Kosovës ndahen mijëra euro për shkollimin e një nxënësi apo studenti, mijëra të arsimuar ikin çdo vit nga Kosova për të investuar dijen e tyre në një vend të huaj.
Radio Evropa e Lirë qëndroi më 13 shtator pranë Ambasadës gjermane në Prishtinë, ku pa dhjetëra të rinj që kishin përgatitur dokumentacionin për aplikim për vizë pune në shtetin gjerman.
Dy prej tyre, njëri 24 dhe tjetri 25 vjeç, thanë se kërkojnë “mundësi më të mira jetese”.
Duke mos dashur të identifikohen, ata treguan se kanë përfunduar Shkollën e Mesme Teknike në Vushtrri dhe se janë aftësuar si instalues elektrikë.
Të dy thanë se kanë gjetur mundësi punësimi në Gjermani, me profesionin e marrë në Kosovë.
Gati 10.000 euro për shkollim
Shkollimi fillor, i mesëm dhe universitar në institucionet publike të Kosovës është falas për çdo qytetar të vendit.
Në këtë shumë përfshihen disa pagesa, nisur nga shujtat ditore për nxënës të klasës së parë deri në të pestën, librat për nxënës të shkollave fillore e deri te taksat e ndryshme për studentë.
Rruga e vështirë në ndjekje të ëndrrës amerikane
Po ashtu, me Ligjin për financa publike, komunave të Kosovës çdo vit u ndahen mjete nga buxheti, që përdoren vetëm për arsim. Për vitin 2023, ky grant është planifikuar të jetë 200 milionë euro.
“Çdo individ i aftë për punë, që emigron nga Kosova, merr me vete mesatarisht rreth 17 mijë euro në vit” që do të mund të gjeneroheshin nga “punësimi i tyre produktiv”, thuhet në hulumtim.REL