Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi javën me denoncimet për aferën e inceneratorëve. Ai tha se drejtuesit më të lartë të shtetit janë përfshirë në këtë skemë korrupsioni.
Kryetari i PD-së, foli me shifra konkrete. Sipas tij, nga momenti që janë shpallur në kërkim Klodian Zoto dhe Stela Gugallja qeveria ka disbursuar 100 mln euro.
“Muaj më parë SKAPI i partisë në njoftimin zyrtar për këtë aferë, inceneratorët që tejkalon 420 mln euro.
Njoftoi se bëhet fjalë për korrupsion, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash.
Megjithatë kjo ndërmarrje kriminale është e vetmja në Shqipëri në Europë dhe në botë mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe vazhdon.
Janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdon njëlloj sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Por si mundet që pas gjithë të këtyre akuzave dhe shpalljes në kërkim të pseudo-pronarëve të kompanive, qeveria e Ramës të disbursojë deri sot rreth 100 mln euro” tha ai.








