-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kokat e tyre hëngshin”! Kushëriri i viktimës flet me emra: Dy banda ka Shkodra

Kryesoret

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen në Shkodër. Isar Qallija, i afërm i 19-vjeçarit Erjon Xhenje, që u vra ka reaguar për ngjarjen e rëndë.

Ai shprehet se Shkodra ka vite që mbahet peng nga një luftë mes bandash me përkrahje politik. Por shton ai, po vriten punëtorët dhe jo drejtuesit e bandave.

“I riu i vrare sot eshte djali i vajzes se tezes time. Vjen nga nje familje e thjeshte, e ema mesuese, i ati ka punuar si shofer, eshte marre me rritje bletesh dhe pune te ndryshme për te mbajtur familjen me djerse dhe me nder.

Njerez te qete, te urte e fjale mire. Sot marr vesh se i Erjoni paska punuar ne nje nga fermat e personave me preçedent penale?! A eshte kjo arsye te vritet nje 19-vjeçar?! Ne jetojme në Shkoder e dime mire se kush i ka bizneset atje dhe si i kane bere.

Kryeministri ne nje dalje për mediat tha: “Kokat e tyre hengshin” edhe pse te gjithe e dime se për çdo fushate ai ha koka qengji me njeren nga bandat atje. Ndersa banden tjeter e ka lene te gostise opoziten.

Ne fakt me gjithe numrin e madh te te vrareve ne Shkoder, asnje koke bande nuk eshte vrare. Jane vrare vetem qytetare te pafajshem, punetore ferme, punetore shezllonesh, shites peshku, te cilët buka e gojes i ka çuar aty.

Ka ardhur koha qe qytetaret e Shkodres ti bejne presion shtetit ti japi fund kesaj lufte mes bandash dhe jo te perkrahe bandite.

Kjo qe shikoni ne vidéo eshte thirrja e deshperuar e nje babai i cili ka humbur djalin e tij vetem 19-vjeç. Nese nuk reagoni sot, neser mund te jete femija juaj” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit