-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin mesazhet/ Qytetarët ia çuan Nanos katet pa leje në telefon, si veproi?

Kryesoret

Në javët e fundit vendimi i qeverisë për të sekuestruar katet e ndërtimeve pa leje ka sjellë debat të fortë. Kryeministri Edi Rama deklaroi se shefat e policisë në zonat ku është ndërtuar pa leje do të hetohen për rastet kur nuk kanë nisur procedimet.

Por a kishte informacion policia? Përgjigjen për shumë raste e japin e-mail-et në drejtim të ish-drejtorit Gledis Nano. Sot hakerat, faqja ‘Homeland Justice’ që sipas qeverisë shqiptare është e sponsorizuar nga Irani ka publikuar të dhënat për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në “shesh” janë të gjitha hyrje-daljet e tij të regjistruara në sistemin TIMS si dhe fotot e tij ndër vite. Po ashtu janë publikuar të dhënat personale, pasaportat e tij ndër vite, patenta, por edhe mijëra e-mail-e. Mes shumë sinjalizimeve që merrte Nano ishin edhe ato për ndërtimet pa leje.

Qytetarët i kanë dërguar me foto dhe datë katet pa leje që po ngriheshin në Tiranë në mes të verës në mes të ditës. Por a reagoi policia për rastet në fjalë? Nëse do të kishte reaguar lajmet e prishjeve apo sekuestrimeve do të kishin bërë bujë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit