Policia gjatë një operacioni, ka gjetur në një nga argjendaritë këtu në Tiranë, një orë roleks e cila rezulton e vjedhur dhe një armë zjarri.
Mësohet se ora Roleks i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkisë së Francës disa vite me parë.
Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, por as policia ende nuk ka sjellë një njoftim për ngjarjen.
Po ashtu po punohet edhe për disa sende të tjera qe janë gjetur në argjendari pasi ka dyshime se mund të jene të vjedhura.