Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për paraqitjen e kandidatëve për kreun e ri të SPAK.
Të gjithë prokurorët e interesuar për të kandiduar, duhet të paraqesin një platformë kandidimi.
Kushtet që duhen plotësuar:
- Eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
- Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
- Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
- Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median;
- Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;
- Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv;
- Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror.