Një automjet me drejtues shqiptar u bllokua nga policia italiane pas një ndjekje në zonën e Perugias. Gjatë kontrollit të tij policia i gjeti 11 gramë kokainë dhe tetë kilogramë marijuanë.
Droga ishte bërë gati për shtije dhe në tregun e pakicës italiane ajo do të kapte vlerën e 60 mijë eurove. Pas kontrollit të personit ata gjetën dhe dy palë çelësa shtëpish.
Në shtëpinë e parë, ku shqiptari jetonte me gruan, hetuesit zbuluan para të tjera të fshehura në mobilet e dhomës së ndenjes dhe një bllok me të gjitha aktivitetet e shitjes me pakicë të drogës
Në shtëpinë e dytë, të pabanuar, por të përdorur si laborator, ruhej një sasi prej rreth 8 kilogramësh marijuanë, tashmë e ndarë në pako dhe e destinuar për tregun.