Banka e Shqipërisë deklaron se do të ndërhyjë sërish në politikën monetare, duke rritur më tej normën e interesit, për të rikthyer në objektiv inflacionin. Lajmin e dha Guvernatori Gent Sejko.
“Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërhyjë në kohën dhe me forcën e duhur për të garantuar stabilitetin e çmimeve në vend, duke krijuar kushte të përshtatshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare.” u shpreh Guvernatori.
Ndërsa zëvendësdrejtori I FMN-së i vlerësoi si të drejta ndërhyrjet e bankës.
“Banka e Shqipërisë me të drejtë ka nisur procesin e normalizimit të politikës monetare në vitin 2022 për të mbajtur në kontroll presionet inflacioniste” u shpreh z. Li.
Detyra që iu la Bankës Qendrore nga FMN është që të vazhdojë reformat për t’u përafruar me standardet e BE-së, pavarësisht krizës globale.