Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka shkuar këtë të hënë në ambientet e SPAK për të dhënë shpjegime për kallëzimin e bërë ndaj deputetit të PD-së, Xhelal Mziu.
Ai e akuzon për abuzim me tenderat në kohën që mbante postin e kryetarit të bashkisë së Kamzës.
Kjo nuk është hera e parë që Suli padit Mziun në SPAK.
Në Janar të vitit të kaluar ai depozitoi një padi duke e akuzuar Mziun për dhënien e një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për një thertore në Laknas.
Disa javë më parë në SPAK u paraqit Mziu për të dhënë sqarimet e tij lidhur me akuzat që janë ngritur për të.