Të gjithë sytë janë në Mbretërinë e Bashkuar për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare pas një mbretërimi që zgjati më shumë se 70 vjet.
Teksa sot i jepet lamtumira e fundit, në Kukës është vendosur një bust i Mbretëreshës.
Busti është vendosur para Pallatit të Kulturës.
Ende nuk dihet se kush është autori i kësaj vepre artistike.
Në funeral do të marrin pjesë qindra liderë, personalitete të huaja dhe mbretër, të cilët do të ndjekin funeralin e saj zyrtar në Londër.
Procedurat kanë nisur herët në mëngjes dhe do të përfundojnë në mbrëmje, në një rreth të ngushtë familjar.