Ditën e sotme do të zhvillohet ceremonia e varrimit të Mbretëreshës Elisabeth ll.
Për britanikët do të jetë lamtumira e një simboli, por edhe fundi i një epoke. Për familjen mbretërore të Anglisë do të jetë përfundimi i dhjetë ditëve zie, por edhe lamtumira përfundimtare për gruan më të vlerësuar.
Më shumë se 10,000 oficerë policie dhe staf do t’i kushtohen funeralit. Çdo forcë në MB ka kontribuar, duke përfshirë Shërbimin Policor të Irlandës së Veriut,gjë e cila konsiderohet se e jashtëzakonshme nga mediat britanike.
Për shumë qytetarë do të jetë një ngjarje e paprecedentë dhe e re, pasi Britanisë së Madhe i është dashur t’i thotë lamtumirë një monarku që nga 15 shkurti 1952.
Për Mbretëreshën Elizabeth do të jetë thjesht funerali i saj, të cilin ajo madje e planifikoi deri në detaje.
Do të jetë një nga rastet e rralla që, edhe për një arsye trishtuese, kaq shumë ‘gjakblu’ do të bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë me kaq shumë krerë shtetesh të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Operacioni i sigurisë për të mbrojtur funeralin do të përfshijë më shumë oficerë policie që do të vendosen në Londër se kurrë më parë.
Qindra krerë shtetesh, krerë qeverish dhe anëtarë të lartë mbretërorë do të duhet të udhëtojnë përmes Londrës në një kishë 800-vjeçare, pa perimetër të përhershëm sigurie.