-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mërkuri në retrograd”, javë e vështirë i pret këto shenja

Kryesoret

Demi

Keni nevojë për ndonjë ndryshim në vendin e punës, të cilin hezitoni ta kërkoni. Ju përsëritni bisedat që dëshironi të bëni në kokën tuaj, por shqetësoheni se si të thoni atë që dëshironi. Mos harroni se nëse nuk guxoni, nuk do të fitoni. Megjithatë, përpiquni të mos merrni më shumë përgjegjësi sesa mund të përballoni dhe kushtojini vëmendje marrëveshjeve dhe kontratave që ju japin për të nënshkruar. Situata po përmirësohet disi në lidhjet e dashurisë, por kujdes edhe aty.

Akrepi

Shumë stres këtë javë për ju Akrepat. Detyrimet janë të shumta dhe orari është shumë i ngjeshur. Gjithsesi, një detyrim që e keni shtyrë prej kohësh duhet ta përfundoni, pasi sa më shumë ta vononi aq më shumë stresoheni. Presioni do të jetë i madh këto ditë, por nuk do të zgjasë përgjithmonë. Jini të durueshëm dhe mos u konfiktoni me të tjerët. Sigurisht, as mos u tallni me ta. Vendoseni veten në vendin e tyre dhe shmangni thashethemet. Të paktën, në gjithë këtë situatë stresuese ju keni në krah miqtë tuaj.

Peshku

Me afrimin e sezonit të Peshores ju ndjeni gjithnjë e më shumë nevojën për ndryshim dhe rinovim. Kjo do të thotë që ju duhet të hiqni qafe çdo gjë të vjetër. Në rastin tuaj kjo “e vjetër” ka të bëjë me financat. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje kësaj pjese dhe të llogaritni pasojat që mendonit se do t’i shmangnit. Më mirë të mos bëni investime dhe plane të mëdha sepse këto ditë nuk janë të favorshme. Të paktën, romanca juaj është në një vend më të mirë, pasi një njohje ose romancë e re është në horizont.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit