-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreth 100 të vrarë nga përleshjet në kufi mes Kirgizisë dhe Taxhakistanit

Kryesoret

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i dhunës përgjatë kufirit mes Kirgizisë dhe Taxhakistanit është rritur në afro 100, teksa një armëpushim mes dy vendeve ka hyrë në fuqi.

Autoritetet në Kirgizi thanë më 18 shtator se numri i të vrarëve ka arritur në 59.

Taxhikistani tha se të paktën 35 qytetarë nga ana e tyrë janë vrarë, por zyrtarë të paidentifikuar i thanë Shërbimit Taxhik të Radios Evropa e Lirë se të paktën 39 shtetas të Taxhikistanit kanë vdekur si pasojë e konfliktit në kufi.

Dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit.

Mes të vdekurve dhe të plagosurve raportohet se ka civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Por, këto raportime nuk kanë mundur të verifikohen ende në mënyrë të pavarur.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Kirgizisë tha mbrëmjen e 18 shtatorit se situata në kufi ishte “e tensionuar”, por “duke u stabilizuar”.

Përleshjes midis Kirgizisë dhe Taxhikistanit janë më të këqijat që nga viti 2021, kur dhjetëra persona u vranë dhe të paktën 150 të tjerë u plagosën në të dyja anët e kufirit.

Në orët e vona të 17 shtatorit, pasi armëpushimi hyri në fuqi, të dyja palët raportuan se disa fshatra afër kufirit u goditën nga granatimet.

Autoritetet në Taxhikistan akuzuan forcat kirgize se kanë përdorur sisteme të raketahedhësve dhe nga kanë sulmuar nga rajoni Osh komunitetet rurale në qarkun Laksh më 17 shtator.

Zyrtarët taxhikë thanë se katër persona u plagosën dhe tre shtëpi u shkatërruan.

Shkaku i shpërthimit të dhunës së fundit është ende i paqartë. Tensionet në Azinë Qendore, veçmas në Luginën Osh, burojnë kryesisht për shkak të kufijve të kohës sovjetike që në mënyrë artificiale ndan grupet etnike dhe komunitetet.

Qasja në ujë po ashtu ka rritur tensionet, teksa ndryshimet klimatike po i bëjnë burimet e ujit më të pakta./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit