-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekret! Spiuni i policisë që “ngriti në këmbë” ushtrinë amerikane në Shqipëri

Kryesoret

Vitin e kaluar në Shqipëri u zhvillua stërvitja ushtarake e NATO-s, “Defender 2021”. Vigjilenca ishte në maksimum për shkak të spiunëve ruse që mund të hynin në Shqipëri. Policia shqiptare kishte një të dyshuar, të cilin e ndoqi dhe informacionin ia përcolli ambasadës amerikane në Tiranë. E-mailet dolën nga hakerat që arritën që të futeshin brenda adresës së ish-drejtorit të policisë Nano.

INFORMACIONI

Në vijim të bashkëpunimit tonë lidhur me aktivitete që mund të cënojnë sigurinë dhe mbarëvajtjes e stërvitjes së NATO, “Defender 2021”, më lejoni t’ju informoj lidhur me verifikimet e kryera për përdoruesin e automjetit me targë AA513UM gjatë datave 01 – 11 Maj 2021, dhe konkretisht:

1.  Sipas verifikimit në kompaninë e automjeteve me qera “Albanian Car Rental”, rezulton se:

Në datën 01 maj 2021 ora 10.00 pranë kompanisë “Albanian Car Rental”, (në Rinas) automjeti tip Seat Arona, me targa AA513UM, me ngjyrë të zezë është marrë me qera nga shtetasi i huaj Çek Filip Carek, i datëlindjes 16 janar 1999, i cili e ka dorëzuar këtë makinën (përsëri në Rinas) në datën 11 maj 2021 ora 10.00. Pranë kësaj kompanie ai ka paraqitur një patente çeke nr. 990116/1611 dhe kartë identiteti çeke me nr. 212452611.

Në praktikën e dokumenteve (të kompanisë Albanian Car Rental) rezulton se shtetasi Filip Carek ka deklaruar numrin e telefonit +420728684507,  adresë emaili [email protected] si dhe adresë banimi Cizova 20/39831. Pagesa e faturës së automjetit është bërë me kartë krediti (të dhënat e të cilës gjenden në praktikën bashkëlidhur).

Sipas materialit të marrë nga GPS ky shtetas ka udhëtuar në disa qytete të vendit nga veriu në jug.

Në datë 05 maj 2021 ora 23.53 deri në datë 07 maj 2021 ora 13.05 sipas GPS të automjetit rezulton se ka qenë në rrethin e Beratit (fshati Velabisht dhe Bogovë).

2. Sipas verifikimit në sistemin TIMS rezulton se:

Shtetasi i huaj Filip Carek, i datëlindjes 16 janar 1999, ka hyrë në Republikën e Shqipërisë në datë 01 Maj 2021 përmes pikës së kalimit kufitar Aeroporti “Nënë Tereza”, Rinas dhe ka dalë në datën 11 Maj 2021 po përmes kësaj pike kalimi kufitar, duke përdorur dokumentin e identifikimit çek me nr.212452611 lëshuar në datë 18 nëntor 2020 e vlefshme deri më datë 18 nëntor 2030.  (Bashkëlidhur gjeni printimin nga TIMS).

Bashkëlidhur gjeni dokumentacion shoqërues të marrë nga kompania “Albania Car Rental” bashkë me printime të GPS për lëvizjet e automjetit me targë AA513UM për datat 01 – 11 Maj 2021.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit vlerëson bashkëpunimin me Ju në luftën kundër terrorizmit dhe mbetemi të gatshëm në çdo kohë për bashkëpunim dhe koordinim të mëtejshëm.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit