-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Talibanët: Kemi shkëmbyer të burgosur me Amerikën

Kryesoret

Talibanët thonë se kanë liruar inxhinierin amerikan, Mark Frerichs, në këmbim të lirimit nga Uashingoni të një figure të lartë të tyre.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Amir Khan Muttaqi, u tha gazetarëve në një konferencë për media se Frerichs u këmbye me Haji Bashir Noorzai në aeroportin e Kabulit, herët më 19 shtator.

Noorzai u arrestua në vitin 2005 dhe u akuzua për kontrabandë me heroinë, në vlerë më shumë se 50 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009.

Frerichs është një inxhinier dhe veteran i marinës amerikane që ka punuar në Afganistan për një dekadë në projekte zhvillimi. Ai u rrëmbye në fillim të shkurtit 2020.

Në fillim të tetorit të vitit 2021, zyrtarët amerikanë zhvilluan bisedime me përfaqësuesit talibanë.

Ky ishte takimi i parë që prej se SHBA-ja u tërhoq nga Afganistani dhe grupi islamik mori kontrollin e vendit në muajin gusht të të njëjtit vit.

Ky takim nuk do të thotë se SHBA-ja zyrtarisht e njeh sundimin e talibanëve në Afganistan, kishte deklaruar vitin e kaluar Departamenti i Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit