Ish-presidenti Ilir Meta tha sot se nuk kishte dijeni mbi të dhënat që po hetoheshin për një atentat kundër Albin Kurtit vitin e kaluar. “Nuk kam pasur informacion për zotin Kurti.
Të paktën në dijeninë time. Por përsa i takon cenimit të sigurisë kombëtare që nuk e kupton, që sa rëndë është cenuar. Ku janë goditur, edhe “truri” i policisë së shtetit.
Një njeri i papërgjegjshëm që e ka kthyer Shqipërinë në “han pa porta” që e mbyti me banane dhe kulla” tha ai.
Protestat? “Pranvera e protestave ka nisur. Unë e kuptoj edhe padurimin, edhe interesin, kuriozitetin, revoltën, problemi ynë është menaxhimi i këtij padurimi që të kthehet në një fortë të vërtetë për ndryshimin e Shqipërisë” tha ai.