Policia e Beratit ka arrestuar dy qytetarë pasi vodhën një shumë parash dhe paketa cigaresh, në një kioskë.
Uniformat blu raportojnë se njëri prej tyre K.D 21 vjeç është dënuar 3 herë për vjedhje. Ndërsa i arrestuari tjetër është D.D, 16 vjeç, banues në Berat.
Gjithashtu në njoftimin e policës thuhet se dyshohet që të rinjtë, më datë 17.09.2022, kanë vjedhur një shumë parash në kioskën e shtetasit F.M.