Festa e transparencës për qytetarin vjen atëhere kur SI (sistemi i informacionit) shpërthen!
Sa bukur, fantastike!
Le të shohim rroga, fitime, taksa, honorare nëpër dhjetra borde, miliarda nëpër lobingje, mos bëni sikur u bë hataja, në QKB, Instat, Komisionin qendror zgjedhor, kudo këto duhet të jenë fare transparente!
Ca informacione shumë të rënda për demokracinë, për harxhimin e parasë publike si mall babai, korrupsionin financiar të politikës, lobingjeve amorale, ngjyrjen e gishtit të ministrave, politikanë, shtetarëve, në mutrat e plehrave për t’u djegur, në sipërmarrje publike, me valixhe me parà, etj., që nuk informoheshim kurrsesi as nga media, as nga nëpunësit publik, që nuk kishte Zot që i nxirrte në publik,
po i marrim vesh nga çpimi, çarja, skopja, shpërthimi i tollumbaces të sistemit të brendshëm të informacionit në administratë, nga sherret e politikës me njera tjetrën, ti je hajdut, jo ti je hajdut, jo ne jemi hajdutë, jo ju jeni hajdutë, nga hakerat që na e çvirgjëruan në mes të botës, nga skandalet që plasin në vende të huaja, i zhvirgjëruan ditën për diell ato që na i mbanin sekrete, që i shihnim por tani i kemi me shifra dhe fakte!
Festë fare!
Ajo që më habit, ca opozitarë, hahahaha, janë shqetësuar pse të palarat kanë dalë! Bërtasin : Ku është e drejta e personit për privatësinë e të dhënave? Kush do privatësi? I papuni, apo ai që mezi mban frymën me ndihmë sociale? Poooo, na u cënokan të drejtat personale!
Janë të tjera ato të dhëna personale që duhen mbrojtur për cdo qytetar. Ato që i cënojnë dinjitetin dhe jetën private! Ato po, janë të shënjta!
Kjo është larje e çarçafeve në pusin e fshatit!
Cibani plot qelb u ça, moralistët kanë dalë të përdalë, atë që çuni i vogël thoshte se Mbreti është lakuriq, dhe askush nuk e shihte, tani e shohin edhe qorrat!
Jo të verbërit, por qorrat!
Guxoni tani kërkoni moral në shtëpinë publike!
Yttttt, legena! Racë patronazhistësh!