-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi distancuar nga Rusia”, Rama nga SHBA: S’kemi nevojë për gazin e tyre

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në “Wake Up America” të Newsmax, ka mbrojtur vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Ky vendim erdhi si përgjigje ndaj sulmeve kibernetike nga Irani.

I pyetur nga ish i dërguari special i Trump në Kosovë, Richard Grenell, mbi sulmet kibernetike iraniane Rama deklaroi se vendimi ishte i padiskutueshëm.

“Ne kishim prova…që pas sulmit është Irani, Republika Islamike e Iranit, katër grupe, njëri prej të cilëve është një nga grupet kryesore të sulmeve kibernetike. Kjo nuk është një akuzë; është një fakt. Në të njëjtën kohë ne kuptuam se ishte koha për të ndërprerë lidhjet me këtë regjim

Kemi preferuar së pari të ndërtojmë një aleancë për mbështetje. Ajo që na duhet tani është të forcojmë të gjithë mbrojtjen tonë kundër sulmeve kibernetike … ne jemi të përgatitur të shohim më shumë në vijim”, tha Rama.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, kryeministri Rama tha se shteti shqiptar është distancuar plotësisht nga Rusia.

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës, duke mos pasur asnjë kontakt me Kremlinin që nga vitet 1960. Kjo histori na bëri të distancohemi plotësisht nga Rusia”,  shpjegoi ai.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi edhe njëherë se vendi nuk varet nga gazi rus.

“Nuk më mungon. Ne nuk varemi nga gzi rus.

Nuk është e vështirë të mbash një pozicion shumë të fortë në vendin ku popullariteti i presidentit rus Vladimir Putin është më pak se 1%,” shtoi ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit