Një mësuese e punësuar pranë një qendër kursesh në Fier ka marrë paratë e fëmijëve dhe nuk i ka deklaruar pranë kësaj qendre.
Mësuesja E. P., 4 vjeç është proceduar penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. P., 47 vjeçe, banuese në Fier, pasi duke qënë e punësuar si mësuese në një qëndër kursesh, ka përvetësuar pagesat e kryera nga nxënësit dhe nuk i ka deklaruar ato pranë qendrës ku është punësuar”, njofton policia.