-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të kryente një vrasje, arrestohet i riu në Shkodër, i dënuar me 13 vite burg

Kryesoret

Një 30-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai ishte dënuar me 13 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”, u arrestua Ardit Brahimi.

Njoftimi:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Four”, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ardit Brahimi, 30 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e formës së prerë, të datës 28.04.2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në maj të vitit 2018, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në Vau i Dejës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit