Dorian Tola, drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar deklaroi sot në komisionin e Ligjeve se asnjë informacion sekret nuk është hakuar.
“Nuk kemi informacion për sulmin të rrjeteve që trajtojnë informacione të klasifikuar, të akredituara.
Ne deri tani nuk kemi të dhëna që janë kompromentuar. Ne kemi një rrjet të komunikimit të sigurt pranë DSIK-së.
Mundohemi të përshtatemi me standardet e NATO-s” tha ai.
Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se “të gjitha e-mailet e ish-drejtorit të policisë kanë dalë” dhe shtoi se “nuk kemi asnjë masë ligjore shtesë pas kësaj që po ndodh”.