-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekretet dolën në “shesh”! Qeveria reagon për herë të parë: Problem i madh

Kryesoret

Qeveria shqiptare reagon për herë të parë pas daljes së e-maileve të ish-drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano. Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali tha sot në komisionin e Ligjeve se problemi nuk është i vogël. Ajo theksoi se po bashkëpunohet me SHBA-në. Në komision u diskutua për ligjin e hapjes së dosjeve, por kryefjalë ishte sulmi kibernetik.

Diskutimet në komisionin e Ligjeve

Enkelejd Alibeaj: Kam disa pyetje. E para, në korrik një pjesë e deputetëve të PD-së kanë dorëzuar një amendament që synojmë të adresojmë një çështje që ka interes publik, hapja e dosjeve të sigurimit. De-klasifikimi i dosjeve. Pas 32 vitesh të rënies së komunizmit, shoqëria ka nevojë të njohë të shkuarën e vet. Për të hequr edhe shantazhin me dosjet, që aplikohet, pse jo edhe në politikë. Nga qeveria ka ardhur projektligji i ri që synon të shfuqizojë ligjin në fuqi. Por nuk shoh të ketë trajtuar këtë çështje. Hapjen e dosjeve.

Të dhëna sensitive të shtetit shqiptar kanë dalë për shkak të sulmeve kibernetike. Kjo është një problem që është krijuar, është problem i të gjithë shtetit. Mediat përditë janë duke nxjerrë fakte, e-maile, të dhëna, foto, video. Kjo duhet të preukopojë sigurinë kombëtare. Çfarë ka ndodhur? Cilat kanë qenë arsyet, masat e qeverisë, nga strukturat për të parandaluar atë që ka ndodhur.

Elisa Spiropali: Një shqetësim i ngritur mbi dosjet ka ngritur një debat që në opinionin tim duhet të ishte ezauruar shteruar shumë kohë më parë për t’i hapur rrugë një politike të çliruar nga hijet e së shkuarës. Referuar propozimit tuaj mbi ligjin që po flasim, de-klasifikimin e dokumenteve që kanë lidhur me sigurimin e shtetit, ’44-’91, do të ishte gjeja e duhur, por në rast që verifikohen dokumente që kanë lidhje me sigurinë kombëtare nuk de-klasifikohen. Ky është opinioni i “Dosjeve”, edhe ne e ndajmë, por duhet diskutuar. Janë pak çështje që biem dakord, por një cështje që kërkon pastrimin e politikës, mos të kenë më vend në politikën tonë më të lartë.

Për pyetjen e dytë ka një ndjeshmëri të lartë duke konsideruar edhe sulmin masiv të Iranit. Jo sipas opinionit tonë, por fakteve të dala në dritë të Microsoft që kanë punuar me Shqipërinë dhe DASH. Është sulm mbi një aleat të NATO-s. Ne jemi të vetëdijshëm që problemi nuk është i vogël, por edhe masat që janë marrë për sulmin kanë qenë masive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit