Burime nga pallati mbretëror kanë thënë se Meghan Markle ka kërkuar një takim “kokë më kokë” me Mbretin Charles, përpara se çifti të nisej nga shtëpia për në SHBA.
Këtë informacione ka dhënë, gazetari Neil Sean në NBC News. Ai tha se kishte dëgjuar nga një “burim i mirë” se aktorja amerikane kishte dërguar një letër duke kërkuar një bisedë kokë më kokë me mbretin e ri të Britanisë.
“Ajo do të donte që tani, para se të kthehen në Kaliforni, të ketë një takime privat me Mbretin Charles III,” tha Sean në një video të postuar në YouTube, e cila ka më shumë se 300,000 shikime.
“E drejtë…Meghan dëshiron një takim kokë më kokë me mbretin Charles. Ju dëgjuat drejt. Është një lëvizje shumë e guximshme nga vetë Meghan ”, shtoi Sean.
Duke detajuar përmbajtjen e letrës, reporteri tha: “Do të ishte një mundësi për të pastruar ajrin dhe për të shpjeguar disa nga logjikat pas asaj që ata kanë bërë për dy vitet e fundit (me Harry -n ). Pavarësisht, vetëbesimi i Meghan është i admirueshëm”.
Megjithatë, Sean shtoi se mbetet e paqartë nëse letra e Meghan do të jetë e mjaftueshme për të “riparuar” marrëdhëniet e çiftit me familjen mbretërore.