-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO: Do dërgojmë me shumë trupa në Kosovë nëse do të ketë tensione të tjera në veri

Kryesoret

NATO-ja është e gatshme të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në mesin e minoritetit serb, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS – Republika e Kosovës.

“Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar… nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë… mund ta marrim këtë vendim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni.

Ai i ka bërë këto deklarata para gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar më 31 korrik, një ditë para se Qeveria e Kosovës të niste zbatimin e vendimit për dokumentet për hyrje/dalje dhe regjistrimin e targave të makinave në RKS.

Serbët lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Për shkak të tensioneve, dhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës e pati shtyrë zbatimin e vendimit për një muaj dhe barrikadat më pas janë hequr.

Ndërkohë palët janë dakorduar për çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, ndërsa vendimi për regjistrim të makinave, ka hyrë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit