-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Polici dhunon të rinjtë”, Avokati i Popullit: Të kontrollohen blutë një për një

Kryesoret

Avokatit të Popullit ka reaguar ndaj dhunë së efektivëve të policisë ndaj 7 të rinjve.

Policia e kryeqytetit mbrëmjen e djeshme si dhe disa pretendimeve për veprime arbitrare nga ana e punonjësve të Policisë ndaj tyre, dhe për këtë arsye menjëherë ka ngritur dy grupe inspektimi për të verifikuar situatën në vend.

Ekipi i Avokatit të Popullit ka marrë kontakt me personat e shoqëruar si dhe me zyrtarët policorë përgjegjës për kryerjen e procedurave në Komisariatin nr.2.

Sipas verifikimeve paraprake, 3 prej shtetasve kanë pasur pretendime se ndaj tyre është ushtruar dhunë nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Një shtetas ndërkohë ka marrë edhe ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga ndërhyrja e efektivëve të Policisë.

Avokati i Popullit dënon këtu e në çdo rast veprimet e dhunshme dhe arbitrare nga ana e organeve ligjzbatuese dhe kërkon vendosjen në punë të mekanizmave të brendshëm të kontrollit të Policisë për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Ushtrimi i dhunës apo arrestimet e paligjshme janë krejtësisht të papranueshme në kuadrin e standardeve demokratike dhe të shtetit ligjor mbi të cilat synohet të mbështeten institucionet tona. Avokati i Popullit do të vazhdojë hetimin administrativ mbi rastin dhe do të dalë me konkluzione e rekomandime të cilat do të paraqiten pranë institucioneve përkatëse,” ka njoftuar Avokati i Popullit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit