-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritjes i erdhi fundi, a do të flasë? Del në gjyq polici që shëtiste Vis Martinajn

Kryesoret

Do të mbahet këtë të martë seanca gjyqësore ndaj ish-efektivit, Jeton Lami, në Gjykatën e Apelit të Tiranës

Lami akuzohet se ka ndihmuar biznesmenin e shumëkërkuar nga policia, Ervis Martinajn.

Ish-efektivi, Jeton Lami ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Të pranishëm në gjykatë janë familjarë të Lamit.

28-vjeçari nuk pranoi që të fliste në gjykatë kur u la në burg, por as përpara oficerëve të grupit hetimor dhe prokurorit të dosjes.

Lami ishte personi i fundit që sipas policisë është kapur në kamera duke lëvizur me makinë Martinajn.

Jeton Lami u la në burg nga gjykata e Kurbinit, pasi më 5 dhe 7 gusht ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës Ervis Martinaj.

Por misteri mbi fatin e biznesmenit Ervis Martinaj vazhdon.

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar drejtorit të ri të policisë, Muhamet Rrumbullakut që shumë shpejt të dalë me një përgjigje, ka vdekur apo është gjallë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit