-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat për hixhabin, OKB thirrje Iranit: Ndaloni dhunën

Kryesoret

OKB-ja ka shprehur alarmin për reagimin e autoriteteve iraniane ndaj protestave të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjeve të hixhabit.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se tre persona u vranë të hënën pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj burrave, grave dhe fëmijëve që dolën në rrugët e provincës Kurdistan për të katërtën ditë.

Protestat u zhvilluan edhe në Teheran.

OKB-ja u bëri thirrje udhëheqësve të Iranit të lejojnë demonstrata paqësore dhe të nisin një hetim të paanshëm për vdekjen e gruas.

Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, autoritetet në Iran vendosën një kod veshjeje të detyrueshme që kërkon që të gjitha gratë të mbajnë shami dhe veshje të gjera që maskojnë figurat e tyre në publik.

Policia e moralit – e njohur zyrtarisht si “Gasht-e Ershad” (patrulla udhëzuese) – ka për detyrë, ndër të tjera, të sigurojë që gratë të jenë në përputhje me interpretimin e autoriteteve për veshjet “e duhura”. Oficerët kanë fuqinë të ndalojnë gratë dhe të vlerësojnë pamjen e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit